Lul Raka

Raka: Virusi COVID-19 mund të përhapet edhe nga personat që nuk kanë simptoma

Mikrobiologu, Lul Raka ka tërhequr vërejtjen se virusi COVID-19 mund të përhapet edhe nga personat që nuk kanë simptoma. Ai ju ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi që mund të jenë të infektuar me COVID-19, por që nuk kanë simptoma dhe kështu mund të infektojnë njerëzit tjerë. “Dilni jashtë vetëm për të blerë bukë, ushqim, barna dhe për të shkuar në punë (nëse jeni duke punuar në shërbimet publike vitale). Nëse keni dalur jashtë, mbani distancën prej së paku 2 metra nga çdokush që ju afrohet. Pastroni duart me ujë e sapun posa të vini në shtëpi. Mos shkoni në vizita te familjarët e as te miqtë. 25 % e njerëzve të infektuar me coronavirus nuk kanë fare shenja as simptoma të sëmundjes. Edhe ti mund të jesh njëri nga to, ose mund të jetë personi me të cilin po qëndroni tani. Rri n’shpi, ka porositur qytetarët, mikrobiologu, Lul Raka.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi njofton bojkotimin e punimeve të Kuvendit të Serbisë në shenjë proteste

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se do …