NijaziThaçi: KEK-u është duke operuar me kapacitete të plota

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaçi ka thënë se kjo korporatë është duke operuar me kapacitete të plota dhe është duke prodhuar sasi të mjaftueshme të energjisë për nevojat e konsumatorëve. “Aktualisht jemi duke punuar me krejt kapacitetin, i kemi në funksion dy blloqet në Termocentralin Kosova B dhe dy të tjera në TC Kosova A, që gjithsej prodhojnë 800 MW në orë. Po ashtu, në divizionin e minierave i kemi në punë të gjithë ekskavatorët, rezervat janë të mjaftueshme dhe momentalisht nuk kemi asnjë pengesë që prodhimi i energjisë elektrike të jetë në kushte normale” ka deklaruar drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaçi. Ai ka thënë se gjatë këtyre ditëve është vërejtur shpenzim më i madh i energjisë dhe ka shtuar se nëse vjen deri te rritja e mëtejme e shpenzimit, Korporatës Energjetike të Kosovës, ka hartuar planin B për rritjen e prodhimit të energjisë. Ditë më parë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim që t’i stimulojë me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm të gjithë punëtorët pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

 

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …