Rama: Rilindjen urbane do ta çojmë në çdo njësi administrative

Rama: Rilindjen urbane do ta çojmë në çdo njësi administrative

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama premtoi të hënen në Lushnje se Shqipëria nga Tropoja deri në Konispol është pasqyra e një rilindje urbane, që duan ta çojnë në katër vitet e ardhshme në çdo njësi administrative dhe në çdo fshat të Shqipërisë. “Jam shumë i emocionuar nga pamja që kam përpara, nuk është hera e parë që kemi bërë një takim elektoral në Lushnjë, por tani shikoj që s’kishim parë gjë akoma, faleminderit për mikpritjen, energjinë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme”, tha Rama. Kryeministri Rama u shpreh se kushdo që mendon se vota nuk ka vlerë, bëjnë një gabim të madh. “E sikur të gjithë të ishin njësoj, Lushnja do të ishte njësoj si 44 muaj më parë, sikur të gjithë të ishin njësoj Divjaka do të ishte njësoj si 44 muaj më parë”, theksoi Rama. Sipas tij, ky ndryshim ka bërë të mundur realizimin e reformave, të cilat sot po japin sipas tij rezultat. “Pikërisht pse vota vlen, sot kush fiton më pak paguan më pak dhe kush fiton më shumë paguan më shumë. Pikërisht pse vota vlen, sot 88 mijë familje që kanë hapur një biznes të vogël dhe punojnë e punësojnë të tjerët dhe paguan zero taksa”,  deklaroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …