Brickos

Rama: Do të bëjmë reformën e ndarjes të partive nga shteti

Rama: Do të bëjmë reformën e ndarjes të partive nga shteti

Kryeministri Edi Rama deklaroi premten se Partia Socialiste do të realizojë reformën e ndarjes përfundimtare të partive nga shteti, pasi partitë nuk mund ta ndajnë shtetin në parcela dhe të cenojnë interesat e njerëzve të zakonshëm. Rama vijoi pasditen e sotme fushatën elektorale me një takim me gratë dhe vajzat e Viroit në Gjirokastër. Ai deklaroi se shumë reforma nuk do të ishin bërë po të mos kishim koalicionin që kemi sot, por përveç reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme edhe reforma e ndarjes përfundimtare të partive nga shteti. Për ta bërë këtë, vijoi kryeministri, na duhet që ne të kemi timonin e drejtimit dhe jo të mbajmë në prehër të tjerë, që duan edhe një dorë në timon, me kërcënimin se mund të ndalojnë atje, në atë kthesë. “Kjo nuk është çështje njerëzish, është edhe sistemi. Ne duhet ta ndryshojmë sistemin e administratës shtetërore, ku të gjithë shqiptarët të hyjnë e të dalin pa pasur nevojën të jenë me këtë apo atë parti”, shtoi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …