Gjenerallejtnant Rrahman Rama, thotë se pavarësisht emrit, FSK do të do të jetë Ushtria e Kosovës

Rrahman Rama: Transformimi i FSK-së është një proces që ka filluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pohuar se ushtria e vendit do të bëhet. Rama ka thënë se transformimi i FSK-së është vazhdimësi e një procesi që ka nisur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. “Ne kemi thënë disa herë dhe është normale që jemi të gëzuar me gjithë këtë proces, me këto ndryshime të ligjeve për FSK-në. Unë kam qenë pjesë e të gjitha tranzicioneve dhe diçka që mund të them është se ne jemi produkt i NATO-s. Në 2009-tën jemi transformuar prej TMK-së në FSK dhe ka qenë në përgjegjësinë e NATO-s. Ne jemi si të them ‘fëmijë të NATO-s’”, ka deklaruar.  Rama komentoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg, i cili tha se nuk është koha e duhur për transformimin e FSK-së. “Kemi qenë transparent që nga fillimi dhe do jemi transparent deri në fund. Nëse flasim për NATO-n kemi pasur takime. Fillimisht është diskutuar për kohën kanë thënë se nuk e dimë. Që 20 vjet jemi duke pritur kohën e duhur dhe sinqerisht kam kërkuar një kohë të caktuar se kur do të ndodhë. S’kemi marre përgjigje”. “E dyta, çështja e dialogut. Ne kemi thënë se tranforimimi i FSK-së dhe dialogu me Serbinë janë procese të ndara. Në NATO konsensusi është i pamundur. Nëse flasim për vendet anëtare të NATO-s, p.sh Spanja nuk na ka njohë as me FSK-në e nuk do të na njeh edhe pas transformimit. Unë e kuptoj sekretarin e NATO-s qe do e prezantojë atë që thonë vendet anëtare”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …