Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Sherifi: Nuk është vetëm SHBA-ja që na mbështet në transformimin e FSK-së në trupë të rregullt ushtarake

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë të vendit. Ai ka thënë se tanimë nuk ka dilemë që Kosova do të bëhet me ushtri më 14 dhjetor. “Të premten deputetët janë ftuar në seancë të rregullt, në orën 10, ku do të votohen tri ligjet, përmes së cilave FSK-ja merr kompetencat që ka çdo ushtri në çdo vend sovran”, është shprehur Sherifi. Ai ka thënë se Kosovës do t’i mjaftonte vetëm mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për themelimin e ushtrisë, por ka theksuar se “s’është vetëm SHBA’ja që na mbështet në transformimin e FSK-së në trupë të rregullt ushtarake. Vende të BE’së, të NATO-s, janë në favor të kalimit të këtyre tri ligjeve që prekin statusin e FSK-së, të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka thënë Sherifi. Ai ka thënë se nuk i ka parë me shqetësim deklaratat e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Kosova po nxitohet me formimin e ushtrisë. “Askush, as sekretari i NATO-s, as shtetet veç e veç, nuk kanë thënë që do të shqyrtohet mundësia e tërheqjes së NATO-s, KFOR-it, nga Kosova”, ka deklaruar Sherifi. Ai ka theksuar se NATO ka paralajmëruar vetëm rishqyrtimin e nivelit të angazhimit të saj në Kosovë. Sipas tij, NATO nuk merr veprime ad-hoc, dhe ka qenë e përgatitur, që prej pavarësimit të Kosovës, se shteti do të bëhej një ditë me ushtrinë e sajë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …