Donald Lu

Lu: Rama u dorëzua, dha atë që donte Basha

Ambasadori amerikan në Tiranë,  Donald Lu ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me qytetarë të Tiranës, të cilët i kanë shprehur atij dëshirën për miratimin e reformës në drejtësi, me argumentin se politika nuk mund t’i mbajë peng ata. Lu ka bërë me dije se, dje, pas takimit të shkurtër, ekspertët u takuan deri në orën 2 të mëngjesit, por pa arritur një marrëveshje. Pas 18 muaj të të negociatave, disa prej tyre treguan se nuk duan marrëveshje. Rama u dorëzua, dha atë që donte Basha, 6 me 6, por edhe kjo nuk mjaftoi”, ka thënë Lu, i cili e ka kritikuar për qëndrim të dyfishtë liderin e opozitës, Lulzim Basha. Ata s’mund të pranojnë që të huajt të bëjnë vlerësime, kjo është e çuditshme! Më 19 maj Basha na tha se të huajt do ta pastronin peshkun nga koka, ua tha këtë edhe deputetëve të Parlamentin Evropian, por tani papritur ndryshon qëndrim”, ka komentuar Lu takimin e djeshëm të pozitës dhe opozitës në Shqipëri  lidhur me “Reformën për drejtësi”. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Debati për Specialen zhvendoset në Kuvend, partitë përballë ndryshimeve të ligjit

Pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, …