Komisioni i Jashtëm në PE po diskuton për procesin e “Reformës në drejtësi”

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian po diskuton këtë të martë procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Në fjalën e tij, komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka parashtruar edhe një alternativë në rastin se më 21 korrik reforma nuk votohet në Parlament. “Nëse vendimi nuk merret më 21 korrik ka mundësi të mbahet një referendum”, ka deklaruar Hahn. Ai ka nënvizuar se, duhet të vijë një rezultat pozitiv nga Shqipëria dhe për këtë ka ftuar europarlamentarët që të nxisin politikanët shqiptarë. “Vendimi duhet të jetë transparent për të treguar gjithëpërfshirje. Jemi informuar se është rënë dakord për procedurat që do të ndiqen”, ka shtuar më tej Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …