Ramiz Lladrovci: Vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë!

Me rastin e fjalës përfundimtare të ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë”. Postimi i tij i plotë: Vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë! Lirimi i plotë nga akuzat e shpifura ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është fat i pandashëm nga Kosova, nga vlerat e saj themelore, aleancat strategjike dhe rruga jonë euro-atlantike. Vlera sublime e Kosovës është UÇK-ja me dëshmorët, martirët, invalidët, veteranët dhe qytetarët e lirë. Për lirinë e Kosovës dhamë krejt çka patëm, punuam sa ditëm dhe sot e gëzojmë atë pa dallim. Liri për heronjtë tanë të luftës dhe paqes! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

 

https://www.facebook.com/share/p/1bai9a4xLn/?mibextid=wwXIfr

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj për Hagën: Drejtësia e vonuar është padrejtësi, ish-krerët e UÇK-së kanë vuajtur mjaft

Ish-nënkryetari i OVLUÇK, Nasim Haradinaj, ka kritikuar procesin në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke …