Bashkim Ramosaj

Ramosaj: Në vitet 2020-2021 do të fillon projekti për ta bër Deçanin me qendrën më të madhe të skijimit në Evropë

Duke folur për të arriturat e deritashme dhe planet për të ardhmen e komunës së Deçanit, kryetari, Bashkim Ramosaj ka thënë se deri më tani në këtë komunë janë realizuar projekte të shumta që kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve. Sektorëve që ju është dhënë më shumë përparësi janë arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura rrugore, ku janë arritur rezultate shumë të mira. Ndërsa duke folur për projektet që planifikohen të realizohen në të ardhmen, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se në vitet vitin 2020-2021 do të përqendrohen në ndërtimin e qendrës më të madhe të skitarisë në Evropë, e që është pasuri e shtetit të Kosovës, në veçanti e Deçanit. Një projekt që është ndaluar në vitin 1978, për shkak koncepteve politike të asaj kohe.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …