Ramosaj: Përkushtimi jonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve nuk do të ndalet asnjëherë

Përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar edhe për një projekt të përfunduar në interes të banorëve nga fshati Llukë e Ulët. “Përkushtimi jonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve nuk do të ndalet asnjëherë. Infrastruktura rrugore e munguar për këtë fshat, me këtë projekt është përmbyllur, për t’i dhënë banorëve lehtësinë e qarkullimit e mundësinë për zhvillimin e fshatit Llukë e Ulët.

Përgëzime për të gjithë banorët! thuhet në postimin e kryetarit Ramosaj i cili me këtë rast ka shpërndar disa foto të fshatit me rrugë të asfaltuara.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …