Ramosaj takon përfaqësuesit e kompanive të cilët kanë qasje në infrastrukturën nëntokësorë në qytetin e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj , nënkryetari Sami Cacaj dhe Drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj, kanë pritur në takim përfaqësues të kompanive të cilët kanë qasje në infrastrukturën nëntokësorë në qytetin e Deçanit, konkretisht në rrugët ,,Luan Haradinaj” dhe ,,Dëshmorët e Kombit”. Gjatë këtij takimi është diskutuar për krijimin e kushteve te të gjithë operatorëve ekonomikë gjatë punës në implementimin e projektit për zgjerimin e qendrës së qytetit dhe të rrugëve të lartcekura. Ky projekt do të nisë me fillimin e pranverës andaj është e domosdoshme që bashkë të koordinohemi për të gjitha detajet tha nderë të tjera i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …