Ramush Haradinaj: Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, në veçanti me Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka shprehur mirënjohje për politikanët e zyrtarët e lartë shteteve mike të Kosovës, të cilët u janë drejtuar me letër mbështetëse ndaj Kosovës liderëve në BE, Uashington dhe në Angli. Haradinaj tha me këtë rast se ky akt është një vulë se Kosova është në rrugë euroatlantike. Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në mbështetje të Kosovës. Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me SHBA-në në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euroatlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm, ka shkruar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me …