Në një intervistë për TV-Dukagjini, ish Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me sulmet e fyerjet që po iu bëhen pjesëtarëve të UÇK-së. Ushtarët e UÇK-së kanë qenë qytetarë të vendit, para se të bëheshin ushtarë. Njerëz të zakonshëm, me punë të zakonshme, jetë të zakonshme. Një vit luftë i ka stër-traumatizuar. Popujt i stërvitin me vite të tëra ushtarët dhe pas 6 muajve luftë i kthejnë te psikologu dhe i detyrojnë të japim intervista për të parë se a janë në gjendje me vazhdojnë jetën e zakonshme, ka thënë Haradinaj. “Mua më vjen keq që Kosova nuk ka qenë shtet më funksional për t’ iu gjetur ushtarëve punë, dhe për të mos i lënë sikur kanë mbetur aktualisht. Sa për Krimet e pas luftës, ato duhet t i dijë gjykata, unë nuk e di që kanë bërë krime ushtarët pas luftës. Ndonjë gabim, ndonjë rast i veçuar edhe mundet me ndodhë, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, i emëruar për kryeministër të Kosovës nga koalicionin PDK-AAK-NISMA.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …