Ramush Haradinaj: Kapja e Nicolas Maduros dëshmi e lidershipit global të SHBA-së dhe triumf i sundimit të ligjit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me kapjen e Nicolas Maduros, duke e cilësuar këtë zhvillim si një shembull të rëndësishëm të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një dëshmi të qartë se askush nuk është mbi parimet universale të sundimit të ligjit. Në një deklaratë publike, Haradinaj theksoi se Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Presidentit Donald J. Trump, kanë riafirmuar vendosmërinë e tyre për të mos toleruar asnjë regjim që mbijeton përmes sponsorizimit, bashkëpunimit apo partneritetit me krimin e organizuar ndërkombëtar, duke dërguar një mesazh të fuqishëm për përgjegjësi dhe drejtësi globale. Ai nënvizoi se Kosova ka qëndruar dhe duhet të vazhdojë të qëndrojë e rreshtuar fuqishëm krah vlerave dhe parimeve demokratike, si dhe pranë aleatëve të saj strategjikë, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, sipas tij, mbeten garant i lirisë, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Sylejmani: Të vegjlit në kazermën “Adem Jashari”

Ismet Sylejmani: RADIO “KOSOVA E LIRË” RADIO E KOMBIT

Radio”Kosova e Lirë”, më 4 Janar 1999, jehoi e u dëgjua në çdo shtëpi atdhetare …