leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj kërkon nga Qeveria Kurti formimin e një komisioni për shënimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherit kryetar i kësaj partie, në seancën e sotme plenare ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta formojë Komisionin për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, pasi ka thënë se tashmë nuk ekziston një komision i tillë. Ai thotë se arsyeja pse duhet të ndodhë kjo është se nuk ka ndodhë ende demarkimi i kufirit me Malin e Zi, siç tha nuk janë vendosur gurët. “Qeveria ta formojë Komisioin për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Arsyeja është se nuk kështë shënuar kufiri, nuk ka ndodh demarkimi, ende nuk janë vendosur gurët Kosovë-Mali i Zi”, tha Haradinaj. Ai tutje thotë se nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri që të shënjohet kufiri, atëherë kjo çështje duhet të shkojë në arbitrazh

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …