Brickos

Ganimete Musliu: Të shkarkohet ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po e rrezikon imazhin e FSK-së

Ganimete Musliu: Të shkarkohet ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po e rrezikon imazhin e FSK-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Këtë kërkesë ajo e ka bërë pas përgjigjes që ministri ka dhënë në pyetjen e saj për pjesëmarrjen veshur me uniformë të FSK-së, të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani në stërvitjen ushtarake “Europe – Defender 21”. “Ftoj deputetët e Vetëvendosjes që ta bëjnë, mos të na lënë neve, shkarkimin e ministrit që nuk e di se pse është ministër. Një përgjigje të tillë nuk do ta prisja nga askush e lëre më nga një ministër i FSK-së”, është shprehur Musliu,. “Bëjeni ju që të mos e bëjmë ne. Kërkoni urgjentisht shkarkimin e këtij ministri që nuk i di kompetencat e veta. Një ministër i tillë e rrezikon imazhin e FSK-së”. Mehaj në përgjigjen e tij ka thënë se është zyrtar politik, ndërkaq që për pjesëmarrjen e Sadriut është përgjigjur komandanti i FSK-së, Rrahman Rama. “Nuk i komentoj gjërat për të cilat është deklaruar Komandanti i FSK-së”, ka pohuar Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …