Brickos

Rexhep Qosja

Sot në orën 17:00 mbahet Akademi në 85-vjetorin e lindjes së profesor dr. Rexhep Qoses

Në shënim të 85-vjetorit të lindjes së akademikut, shkrimtarit e intelektualit të mirënjohur të kohës sonë, prof.. dr. Rexhep Qosja, mbahet Akademi, organizuar nga Kolegji AAB. Akademia  mbahet sot  në orën 17 .00,  në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.

 

Profesor Rexhep Qosja, U lind në Vuthaj, në krahinën e Malësisë asokohe nën Mbretërinë Jugosllave. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmë-maturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le­tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin “Asdreni, jeta dhe vepra e tij” në studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Beogradit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. U pranua në Partinë Komuniste të Jugosllavisë në vitet 70. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.[2] Më 1989 iu propozua që të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por Qosja refuzoi.

Pas ndryshimeve politike më 1990 në Shqipëri, Qosja u bë ndër kritikët më të zëshëm të kulturës dhe elitës politike të  Sali Berishës dhe klanit të tij.

Dhjetëvjeçarin para Luftës së Kosovës mori emër si figurë e realitetit kombëtar shqiptar. Politikisht organizoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë ndaj LDK-së së Ibrahim Rugovës, më 1998 shkoi edhe më tej, duke e themeluar Lëvizjen e Bashkuar  Demokratike (LBD). Në këtë cilësi mori pjesë në bisedimet në Rambouillet në shkurtin e vitit 1999 si anëtar i delegacionit shqiptar. Pas luftës Qosja mori pjesë në Këshillin  e Përkohshëm Administrativ i vendosur më 15 dhjetor 1999. Pas një viti, më 16 dhjetor, dha dorëheqjen nga kryesia  e LDB-së.

Krijimtaria:

Dr. Rexhep Qosja është autor i rreth dyzet librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime.

Vepra

Episode letrare, 1967

Dialog me shkrimtarë, 1968

Antologjia e lirikës shqipe, 1970

Kontinuitete, 1972

Asdreni – jeta dhe vepra, 1972

Panteoni i rralluar, 1973

Vdekja më vjen prej syve të tillë, 1974

Shkrimtarë dhe periudha, 1975

Anatomia e kulturës, 1976

Mite të zhveshura, 1978

Prej tipologjisë deri te periodizimi, 1979

Morfologjia e një fushate, 1980

Nocione të reja albanologjike, 1983

Historia e letërsisë shqipe I, II 1984

Antologjia historike e letërsisë shqipe, 1985

Historia e letërsisë shqipe III, 1986

Porosia e madhe, 1986

Populli i ndaluar, 1990

Strategjia e bashkimit kombëtar, 1992

Çështja shqiptare: historia dhe politika, 1994

Ligjërime paravajtëse, 1996

Fjalor demokratik, 1997

Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, 1999

Një dashuri dhe shtatë faje, roman, 2001

I ringjalluri i penduar, tregim satirik, 2002

Ideologjia e shpërbërjes, 2006

Realiteti i shpërfillur, 2006

Rilindja e dytë

Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, 2007

Nata është dita jonë, 2007

Shqipëria dhe Kosova – Si janë dhe si do të duhej të jenë, 2013

Dëshmitar në kohë historike 1966-1974 – Ditar I – (prill, 2014)

Dëshmitar në kohë historike 1975-1978 – Ditar II – (Maj, 2014)

Dëshmitar në kohë historike 1979-1981 – Ditar III – (qershor, 2014)

Dëshmitar në kohë historike 1982-1983 – Ditar IV – (shtator, 2014)

Dëshmitar në kohë historike 1982-1983 – Ditar IV

Dëshmitar në kohë historike 1984-1985 – Ditar V

Dëshmitar në kohë historike 1986-1989 – Ditar VI

Dëshmitar në kohë historike 1990-1998 – Ditar VII

Dëshmitar në kohë historike 1999-2001 – Ditar VIII

Të fshehtat e treguara, roman, 2020

Vepra të përkthyera:

Ziva sfinga, Jedinstvo, Priština, 1976.

Smrt vreba iz očiju, Narodna knjiga, Beograd, 1976.

Književnost i kritika, Prosveta, Beograd, Jedinstvo, Priština, 1979.

Smrt preži v očeg, Mladinska knjiga, Ljubljana, 1979.

Smrta mi ide ot takiva oči , Hristo Danov, Plovdiv, 1982.

Beselam pse më flijojnë (arabisht), Kuvajt, 1983.

La mort me vient de ces yeux là, Gallimard, Paris, 1994.

La question Albanaise, Fayard, Paris, 1995.

In solchen Augen lieg der Tod, Hayman Verlag, Innsbruck, 1995.

Die ogen en de dood, Van Genep, Amsterdam, 1996.

La morte mi viene da occhi cosi (Vikipedia)

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …