Ramush Haradinaj: Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik

Ramush Haradinaj: Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Haradinaj tha se ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë. Kreu i AAK-së tha se takimet konsultative me kryetarët e partive parlamentare do të vijojnë në ditët në vazhdim. “Sot u kam dërguar nga një letër edhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe përfaqëuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus”, përfundoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …