SShSKUK: Më shumë ka pacientë që po lirohen në shtëpi se sa që po pranohen në spitale, ndëra 65 janë në gjendje të rënduar

IKSHPK bënë të ditur se deri e tani në vendin tonë nuk ka njerëz të prekur nga Koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se sot në Klinikën Infektive janë paraqitur tri raste të dyshimta me koronavirus. Pacientët janë kontrolluar nga infektologët dhe janë marrë mostrat për testim laboratorik në SARS-CoV-2 dhe influenca A dhe B. “Rezultatet nga testimi kanë dalë se pacientët në fjalë nuk janë infektuar me koronavirus, ndërsa njëri nga ata ka rezultuar pozitiv në gripin influenca B. Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë në kuadër të IKShPK-së, kanë shkuar edhe katër mostra një nga Klinika Pediatrike dhe tre nga Klinika Infektive. Ato janë trajtuar menjëherë dhe posa të dalin do të bëhen të ditura edhe rezultatet”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …