Haradinaj

Ramush Haradinaj: LDK-ja është në mbështetje të mashtrimeve të kryeministrit, Albin Kurti, kryetares, Vjosa Osmani e Glauk Konjufcës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se LDK-ja  është në mbështetje të mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetares, Vjosa Osmani. Haradinaj akuzon LDK-në se në shumë situata nuk ka qenë e unifikuar me opozitën dhe ka mbështetur pushtetin. Vjosa Osmani shtë staf i Kurtit dhe të gjithë të tjerët nga Lista Vetëvendosje dhe Konjufca e përcjellin mashtrimin e Kurtit dhe  janë pjesë e këtij mashtrimi. Për fat të keq edhe LDK-ja është në mbështetje të këtyre mashtrimeve në shumë situata deri më sot, që nga votimi i presidentes pastaj mospërkrahja e mocionit dhe shumë raste edhe kjo prezenca për me i bë një lloj dekori fjalimit vjetor të saj, e cila s’pati asnjëherë gjatë gjithë vitit një qëndrim të prerë për të cilëndo çështje të rëndësishme të jetës sonë. Kryetari i  AAK-së, Ramush Haradinaj  kërkon nga kryeministri Kurti të tregojë sesi e ka paraparë implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi atë  e ka pranuar në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, madje ka kërkuar edhe nënshkrim e palës tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …