Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ndan dhimbjen me Salih Mustafën për vdekjen e babait

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa, lidhur me vdekjen e babait të tij, Jahja Mustafa. Në një reagim publik, Haradinaj theksoi se sakrifica për atdheun vazhdon, edhe kur familjarët e luftëtarëve përballen me dhimbje personale dhe padrejtësi. “Sakrifica për atdheun ende vazhdon, derisa Salih Mustafa – Cali përballet me procese të padrejta, babai i tij, Jahja, u nda nga kjo botë, duke lënë pas një jetë të tërë me sfida. Sot ndaj dhimbjen me Calin dhe mbarë familjen Mustafa! I përjetshëm qoftë kujtimi për Jahja Mustafën!” tha Haradinaj. Me këtë mesazh, kryetari i AAK-së shprehu solidaritetin e tij me familjen Mustafa, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tyre për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …