Ramush Haradinaj nderon të rënët e Rrezallës, Llovcës dhe Llapçevës në përvjetorin e ekzekutimeve

Komandanti i UÇK-së  të ZOD, Ramush Haradinaj ka kujtuar sakrificat e shqiptarëve gjatë luftës për liri, duke nderuar ata që dhanë jetën në periudha të tmerrshme të dhunës. Ai theksoi se rruga drejt lirisë ishte e gjatë dhe e përgjakshme, duke përmendur veçanërisht tragjeditë në Rrezallë të Drenicës, Llovcë të Gjilanit dhe Llapçevë të Malishevës. Haradinaj theksoi se, pavarësisht dhimbjes dhe viktimave, gjaku i tyre ka shërbyer si një farë që ka ndriçuar rrugën drejt lirisë, dhe se sakrifica e tyre do të kujtohet përjetësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …