Ramush Haradinaj: Poshtërim dhe refuzim diplomatik – Kurtit nuk ia dha dorën askush në Amerikë –

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në SHBA, duke e cilësuar atë si një dështim diplomatik dhe një skenë poshtërimi. Haradinaj tha se është e papranueshme që në çdo hapësirë ku ka qenë i pranishëm Kurti, asnjë përfaqësues i ekzekutivit amerikan nuk ia dha dorën. “Imagjinoni kryeministri i vendit hyn në SHBA dhe askush nga zyrtarët e ekzekutivit nuk i jep dorën. Kjo është mesazh i qartë poshtërimi e refuzimi,” deklaroi Haradinaj. Sipas tij, mungesa e një takimi, qoftë edhe formal për një fotografi apo një shtrëngim dore, tregon qartë përçarjen dhe mosbesimin që ekziston në raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe administratës amerikane. “Është më keq se gjithçka tjetër, mos me ta jep dorën askush,” theksoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Organizatat e dyshimta minojnë vëzhgimin zgjedhor, KQZ duhet të tregojë kujdes

Në mbledhjen e së mërkurës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, diskutoi për numrin e vëzhguesve që …