leoni

Haradinaj

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Fatmir Limajt, duke konstatuar se e keqja ka emër, ai është, Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar me një deklaratë të shkurtër, por të drejtpërdrejtë, ndaj qëndrimit të shprehur nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shkroi: “E keqja ka emër – Albin Kurti”, duke shprehur qartë kundërshtimin e tij ndaj politikave të kryeministrit aktual. Ky reagim erdhi vetëm disa orë pasi Limaj deklaroi publikisht se është i hapur për bashkëpunim me Kurtin dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse kjo do të ishte në interes të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e …