Ramush Haradinaj: Rezultati zgjidh ngërçin institucional, por jo problemet reale të qytetarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se gjatë fushatës elektorale qytetarët kanë shprehur shqetësime serioze për kolapsin energjetik, ngecjet në integrimet euro-atlantike – veçanërisht në NATO – rënien e investimeve kapitale, shtrenjtimin e jetesës, stagnimin e pagave dhe largimin masiv të të rinjve nga Kosova. Haradinaj theksoi se, ndonëse rezultati i zgjedhjeve zgjidh ngërçin institucional, ai nuk garanton zgjidhje për problemet jetike të qytetarëve, duke paralajmëruar dobësim të Kosovës në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Megjithatë, ai nënvizoi se AAK do ta respektojë vullnetin e qytetarëve dhe do të reflektojë për proceset e brendshme, duke paralajmëruar ringritje përmes zgjedhjeve të brendshme në pranverë. Në fund, Haradinaj falënderoi votuesit, aktivistët e AAK-së dhe kandidatët e Listës 129 për angazhimin në një garë të vështirë, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij: “Krah Teje Kosovë, pa asnjë kusht!”

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …