Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: SHBA-të e shohin Albin Kurtin si njeri me agjenda të dyshimta

Duke folur për takimet e shumta që ka realizuar me autoritet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se gjatë bisedave të shumta të zhvilluara, ka vënë re se ata e shohin Albin Kurtin si njeri me agjenda të dyshimta. Këta më janë thënë gjatë qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e inaugurimit të presidentit Donald Trump, ka theksuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. “Nëse s’do ketë ndryshim të qeverisë në Kosovë për fat të keq zhvillimet do të vështirësohen me Amerikën. Ekziston një përvojë e keqe e punës me qeverisë së udhëhequr nga Kurti, në Amerikë e vlerësojnë si jo të interesuar për marrëdhënie të mira me Amerikën, jo të interesuar me ecë Kosova përpara, e shohin si një njeri me agjenda të dyshimta, populiste, ky është një mendim i gati të gjithë bashkëbiseduesve. Është në interes të Kosovës me pas ndryshim në qeveri”, ka theksuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se i është refuzuar kërkesa për të vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se i …