Ramush Haradinaj: Si garancë të sigurisë për investime të huaja do ta do ta anëtarësojmë Kosovën në NATO

Ramush Haradinaj: Si garancë të sigurisë për investime të huaja do ta anëtarësojmë Kosovën në NATO

Kandidati për kryetar të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se programi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ofruar për qytetarët garanton ringjalljen ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes krijimit të fondit prej 1 miliard euro. Ai ka thënë se kjo do të jetë agjendë kryesore e AAK-së në qeverinë e ardhshme. Haradinaj është zotuar se si kryetar i ardhshëm i vendit, do ta anëtarësoj Kosovën në NATO me qëllim të krijimit të sigurisë dhe si garancë për investime të huaja.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …