Ramush Haradinaj: Sot, bashkëluftëtarët e UÇK-së, që po përballen me proceset e rënda në Hagë, e kanë sërish te ti shpresën për drejtësi

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, sot ka shkruar një status në shenjë falënderimi ndaj Gjeneral Wesley Clark, duke vlerësuar lart rolin e tij historik dhe dëshminë e fundit në Hagë. Haradinaj thekson se në kohët kur populli i Kosovës rrezikonte vetë ekzistencën e tij, shpresa e mijëra shqiptarëve ishte pikërisht te udhëheqja dhe vendimmarrja strategjike e Clarkut. Sipas tij, drejtimi i palëkundur i komandantit suprem të NATO-s ishte faktor kyç në mbrojtjen e një populli që kërkonte liri dhe dinjitet. “Sot,” shkruan Haradinaj, “populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen me proceset e rënda në Hagë, e kanë sërish te ti shpresën për drejtësi dhe për vërtetimin e pafajësisë së çlirimtarëve.” Ai e cilëson dëshminë e Clarkut jo vetëm si një akt institucional, por si një mbrojtje morale të luftës çlirimtare dhe një konfirmim historik të së drejtës së UÇK-së. Në fund të reagimit të tij, Haradinaj shpreh mirënjohje të thellë: “Faleminderit, Gjeneral Clark

Kontrolloni gjithashtu

Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Alarm për ndotjen e ajrit në Kosovë: Krizë shëndetësore e injoruar nga institucionet

Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele alarmante, pa asnjë përmirësim të …