Rashiq: Asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje kaq të madhe dhe urrejtje në mes të serbëve në Kosovë

Rashiq: Gjuha e turpit e Thaçit dhe Vuçiqit tregon se ata kanë arritur një marrëveshje për korrigjim kufijsh

Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste serbe, Nenad Rashiq, ka folur në lidhje me idenë e korrigjimit të kufijve Kosovë- Serbi. Rashiq, ka thënë se ka vërejtur një gjuhë turpi në mes Hashim Thaçi si dhe atij Aleksandar Vuçiq që lë të kuptojë se tashmë ka një marrëveshje. Gjuha e tyre  po më tregon se ata kanë një marrëveshje për korrigjim kufijsh”. ”Ata po vazhdojnë tensionet duke kërkuar kërkuar momentin kur ne në Ballkan të themi ‘vetëm të mos ndodhë dicka e keqe se e nënshkruajmë çdo gjë”. Rashiq ka folur edhe për gjendjen në Veri të Kosovës, derisa ka deklaruar se atje ka një vakum ligjor dhe për këtë, fajtor janë ndërkombëtarët. Rashiq është një serb që punon çdo ditë me shqiptarët e Kosovës, ai thotë se nuk ka dallime mes tyre. Por qëndrimet e tij e kanë penalizuar rëndë në raport me Beogradin zyrtar. Rashiq e quajnë tradhtar të serbëve, të pabesë dhe që punon për interesat e Prishtinës. Ndryshe nga serbët e Veriut që nuk i njohin institucionet e Prishtinës, në jug të Kosovës ka një pakicë të serbëve që janë pothuajse të mohuar nga Beogradi dhe presidenti Vuçiq. ”Ne kemi 2 fytyra të Beogradit, një zyrtar dhe një jozyrtar dhe më kanë sulmuar fort”, – thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …