Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Shqiptarët e Kosovës Lindore po përballen me mjerimin, varfërinë dhe diskriminimin nga politika e Beogradit

Bashkimi Evropian, por edhe faktori ndërkombëtar, as nuk i ka përmendur ndonjëherë shqiptarët e Kosovës Lindore. Në anën tjetër serbët e veriut të Kosovës nuk paguajnë as taksa, as drita dhe nuk i respektojnë institucionet, tek shqiptarët e jugut të Serbisë ndodh e kundërta. “E njëjta Serbi kërkon të drejtat të cilat i tejkalojnë standardet e BE-së për serbët në Kosovë. Ndërsa për pakicën shqiptare, shkalla e diskriminimit është në nivelin më të lartë”, ka thënë Ardita Sinani, ish kryetare e Preshevës. Tashmë këtij mjerimi do t’i shtohet edhe propaganda për t’u bashkuar me Kosovën. “Popullata e Kosovës Lindore e mirëpret, shqiptarët janë të gjithë pro”, thotë një banor, por nuk beson se ka gjasa për bashkim me Kosovës “Politikën që po luan  Thaçi, duket e parealizueshme por kryesorja është të nis të bëhet, se po nuk kërkove diçka nuk ta japë kurrkush”, “Mirë është të bëhet, por zor të bëhet”, shprehen disa banorët e tjerë për mediet e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi

Artan Grubi: Nuk duhet të ketë vota shqiptarësh për shërbëtorët e Mickovskit dhe të VMRO-

Zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos e …