Rasim Selmanaj thotë se AAK nuk e përkrah mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Rasim Selmanaj: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në proces zgjedhor

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj,  ka sqaruar se ‘dorëheqja’ e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të këtij subjekti politik, nuk ka të bëjë me ndonjë çështje tjetër por me procesin zgjedhor të brendshëm që ka nis kjo parti. Sipas tij, në këtë proces zgjedhor do të kenë një delegat, një votë. “Ne i kemi shpallë zgjedhjet në parti edhe në fakt tash jemi në proces zgjedhor, por nuk ka të bëjë me dorëheqje. Ne i kemi aprovuar disa ndryshime në statutin e partisë, edhe zgjedhjet shkojnë një delegate një votë, duke besu që do të ndodhin disa ndryshime pozitive brenda për brenda partisë. Afatet kohore kanë mbet të hapura por jemi në proces zgjedhor edhe shpresojmë në bazë të dinamikave që kërkohen, ne do të vazhdojmë me këtë proces. Gjithkund ku kemi anëtarësi të AAK-së do të ketë zgjedhje”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …