Me 09.08.2018 në Ferizaj nderohet i kombit Arsim Bega në përvjetorin e rënies heroike të tij

Me rastin Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së, Komuna e Ferizajt mban aktivitete përkujtimore e tematike

Me rastin e 28 shtatorit, Ditës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Ferizajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, në përkujtim të Betejës së Jezercit të 28 shtatorit të vitit 1998 dhe jetës e veprave e të dëshmorëve të Zonës së Neredimës. Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Ferati, thotë se  manifestimi do të përcillet me shumë aktivitete përkujtimore e tematike. “Ky organizim mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Muharrem Svarqa, i cili organizim këtë vit ka edhe aktivitete të veçanta, duke u bazuar nga aktivitetet e vitit të shkuar”, ka thënë Ferati, ndërsa ka shpalosur edhe agjendën për ditën e dëshmorëve. Në orën 9:00 në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt një seancë solemne, ndërsa nga prej orës 9:30 filloi defilimi nga sheshi ‘Adem Jashari’  në qendër të qytetit për në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së. Në orën 10:00 janë mbajtur  homazhet pran varreve të dëshmorëve, në orën 11:00 do të zbulohet edhe shtatorja e dëshmorit, Sadik Bega-“Murtaja”, tek rrethi i rrugës “Naim Beka”,  në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …