Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale: KQZ vendos fushatë shtatëditore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të zgjasë shtatë ditë. Fushata nis më 3 nëntor dhe përfundon më 9 nëntor, menjëherë para hapjes së qendrave të votimit. Gjatë mbledhjes është miratuar edhe rekomandimi për përfshirjen në rezultatet përfundimtare të rinumërimit të 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime të ndryshme. Vendimet e KQZ-së pritet të ndikojnë në përmbylljen e procesit zgjedhor dhe certifikimin final të rezultateve të raundit të parë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Minatorëve paralajmëron rrezik të lartë në Minierën me Flotacion

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj kushteve në Minierën me …