Gjenerali amerikan Wesley Clark, dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë. Lajmin e raportoi Klan Kosova, duke u bazuar në dokumente gjyqësore të dorëzuara pranë Dhomave të Specializuara. Sipas njoftimit, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e Clark të nisë më 19 nëntor. Në dokument thuhet se është siguruar miratimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara për deklarimin e tij si dëshmitar, i identifikuar me kodin 1DW-007. Wesley Clark ka qenë Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe udhëhoqi fushatën ajrore të vitit 1999 kundër caqeve ushtarake serbe. Ajo fushatë 11-javore e ndërhyrjes së NATO-s u realizua për t’i dhënë fund dhunës së forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Dëshmia e tij në Hagë pritet të konsiderohet një moment kyç në mbrojtjen e Thaçit, duke rikthyer vëmendjen ndërkombëtare te ndërhyrja e NATO-s dhe roli i UÇK-së në luftën për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …