REAGIM NGA MIT-ja

Për hirë të sqarimit të opinionit publik, Hill International, si punëmarrës i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, asnjëherë nuk ka thënë, PO apo JO, sa i përket debatit me operatorin Bechtel & Enka lidhur me borxhin e 53 milionë eurove (borxh i cili  ishte akumuluar nga keqqeverisja e kaluar, sepse projekti kishte mbetur 4 vite pa buxhet). Madje kur është kërkuar mendim nga HILL, të njëjtit janë deklaruar se nuk janë kompetent për të dhënë rekomandim për të ardhmen kontraktuale të MIT si punëdhënës dhe BEGPB si punëmarrës, porse i njëjti është i obliguar që të mbikëqyrë implementimin e çdo germe të kontratës së lidhur ndërmjet dy palëve. Prandaj, çdo insistim tjetër nga kushdo qoftë, përveç se përmes gënjeshtrës po e keqinformon publikun, po bëhet edhe shkelje e etikës së gazetarisë, që është informimi e jo përhapja e të pa vërtetës me tendencë për të denigruar ministrinë si institucion dhe ministrin Pal Lekaj. Andaj, konform kësaj i bëjmë thirrje Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës që të distancohet nga kjo formë e gazetarisë të cilën po e proklamon mediumi “KOHA” dhe në të njëjtën kohë, i thërrasim të gjithë akterët e përfshirë në projektin Autostrada, R6, “Arbën Xhaferi”, HILL, BEGPB, anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministrorë, që të deklarohen rreth “lajmit” të mediumit Koha, i cili në vetvete nuk përmban asnjë të vërtet. Në mbështetje të kësaj, gjeni edhe shkresën e vetme të marrë nga Hill International, lidhur me temën e 53 milionshit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …