Bekim Jashari

Reagimi i kryetarit të Listës së Pavarur, Bekim Jashari, mbi keqqeverisjen në Skënderaj

Të dashur qytetarë,

U bënë 3 javë që nga marrja e mandatit në udhëheqje të komunës së Skenderajt nga Fadil Nura e Sami Lushtaku dhe unë do të deshiroja që të presim të paktën 3 muaj të kësaj qeverisje për të gjykuar punën e tyre, por jo:

Aq keq e filluan këtë mandat të vjedhur, aq shumë filluan të kthejnë logjikën e tyre të keqqeverisjes dhe hakmarrjes ndaj të gjithë atyre që shprehin mendimin ndryshe dhe që nuk iu nënshtrohen saqë reagimi ndaj këtyre veprimeve është i domosdoshëm.

Vetëm një ditë pas fillimit të mandatit me një bord të drejtorëve, në mesin e tyre edhe pa diplomë universiteti e me të akuzuar për vjedhje votash e thyerje të ligjit, Fadil Nura bëri vendimin e parë të jashtëligjshëm duke e kthyer në vendin e punës ish drejtorin e Prokurimit, Haxhi Bejta, i cili nga viti 2019 kishte humbur statusin e shërbyesit civil, dhe kështu nuk ishte pjesë e stafit të komunës. I njejti ditën që mori mandatin e kryetarit Fadil Nura, ai menjeherë kishte shkuar në zyre të prokurimit në menyrë të jashtëligjshme. Zyrtarin në fjalë qytetarët e Skenderajt e njohin dhe e dijnë se për çfarë është kthyer jashtëligjshëm në prokurim dhe me çfarë do të merret ai.

Emërimi i U.d Drejtorit të ri të Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare, përderisa ekziston drejtori i zgjedhur me konkurs, është edhe një marrëzi dhe shkelje e rëndë e këtij pushteti.

Dr. Osman Veliu, është drejtor i zgjedhur me konkurs dhe mandati i tij përfundon mbas 4 viteve. Shkarkimi i tij nuk mund të bëhet nga kryetari i komunës pa pasur procedura disiplinore ndaj tij.

Për më tepër, emërimi u.d drejtor i QKMF-së i një njeriu pa kualifikim të nevojshëm (pasi që duhet të jetë mjek familjar) që vjen nga partia në pushtet, një ish kandidat për asamble nga PDK-ja, duke ekzistuar drejtori aktual është edhe një absurd dhe skandal në vete i këtij pushteti, një krim mbi institucionin që është në shërbim të qytetarëve në këtë kohë pandemie dhe një ofendim dhe demoralizim i stafit të spitalit i cili ka dhënë një kontribut dhe sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19.

Një vendim i tillë i Fadil Nures është edhe një dëshmi e keqqeverisjes dhe misionit të tyre për të kapur çdo cep të pushtetit në komunën tonë, duke i shpërblyer njerëzit e tyre që i mbanë afër me vite me premtime të tilla.

Pas kësaj pushteti i tanishëm duke i mbetur merak për t’i kthyer pronat e dhëna në shfrytëzim dikur personave të tyre prap tek ata, ia nderruan lokacionin e ndërtimit të qendres për personat me nevoja të veçanta, nga vendi përballë parkut “Idriz Rreci”, për tek shkolla “Ahmet Delia” duke ia marrë një pjesë të oborrit kësaj shkolle.

Arsyeja e ndërrimit të lokacionit është se në vendin ku ne kemi filluar ndërtimin e qendres, vite me parë ky pushtet ia kishte dhënë pronën në fjalë në shfrytëzim për 15 vite një operatori ekonomik, personave të afërt  me ta, gjoja në emër të mirëmbajtjes së parkut “Idriz Rreci”, i cili asnjëherë nuk ishte mirëmbajtjur nga operatori ekonomik dhe Ne sipas ligjit analuam në asamble vendimin dhe ky vendim është kthyer pozitiv nga Ministria e Pushtetit Lokal. Tani kjo qeverisje e largon qendren e personave me nevoja të veçanta nga ky lokacion për t’ia kthyer këtë pronë prap dostave të tyre.

Kjo qeverisje që vetëm demokratike nuk mund t’i thuash menjeherë ka filluar të instalojë sërish nepotizmin në institucionet komunale, duke larguar nga pozitat udhëheqëse zyrtarët komunal dhe në vend të tyre duke vendosur njerëz politik të tyre, militantë dhe zyrtarë të partisë së tyre.

Skandal tjetër dhe shkelje e rëndë e kësaj qeverisje është edhe vazhdimi i thirrjes për aplikim për grante në bujqësi, thirrje kjo e cila ishte mbyllur para 3 muajve dhe tani komisioni ishte në fazën përfundimtare të vlerësimit të fermerëve.

Vazhdimi i thirrjes për aplikim të fermerëve për serra dhe pula është  bërë për qëllime të tyre, për t’i dhënë mundësinë për aplikim militantëve të tyre të cilët i kanë gënjyer e mbyshur me premtime boshe në fushatë parazgjedhore dhe tani pas aplikimit do t’i shpërblejnë me grante.

Kjo është logjika se si vepron kjo qeverisje dhe kjo nuk është diçka e re.

Kjo qeverisje ka filluar prap me punësime partiake në arsim dhe sektorë tjerë të institucioneve komunale dhe këtë pa asnjë dilemë dhe me shumë krenari.

Sepse kështu me mashtrime, shpifje, manipulime e blerje votash ka ardhur në pushtet dhe kështu po vazhdon të udhëheq me qytetarët e komunës sonë. Për të gjitha këto veprime antiligjore ftojmë organet e hetuesisë që të kryejnë punën e tyre dhe të mbrojnë rendin dhe ligjin në institucionet tona komunale në Skenderaj. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë, do të vazhdojmë të jemi gardian të interesit të përgjithshëm shoqëror, do të monitorojmë punën e kësaj qeverisje dhe do ta evidentojmë çdo parregullësi, nepotizëm e shkelje të ligjit.

Ne i kemi lënë shumë projekte në realizim e sipër kësaj qeverisje, i kemi lënë shumë marrëveshje bashkëfinancimi dhe donatorë për implementimin e projekteve të shumta infrastruktore, andaj shpresojmë që kjo qeverisje të ndalë gjahun mbi zyrtarët komunal, të ndalë luksin, shkeljen e ligjit dhe nepotizmin por t’i reshtet punës dhe t’iu shërbejë qytetarëve dhe komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …