Bernard Nikaj

Bernard Nikaj: Po mungojnë veprimet konkrete të Qeverisë – të shpallet gjendje emergjente për furnizim me energji

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj ka mbajtur sot konferencë për media përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria që të marrë hapa urgjent në lidhje me krizën energjetike. Nikaj ka kërkuar të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji, e cila më pas do të rriste kompetencat e qeverisë për të intervenuar në treg. Nikaj ka thënë se assesi nuk duhet të lejohet rritja e cmimit të energjisë për qytetarët.

Për më shumë se tre muaj, Partia Demokratike e Kosovës ka alarmuar lidhur me krizën energjetike e cila po afrohet. Përkundër kësaj, Qeveia e Kosovës në vazhdimësi ka neglizhuar problemin dhe ka dështuar të hartojë e të ndërmarrë masa të cilat së paku do të krijonin një siguri në përballje me këtë krizë.

Duke e ditur profilin tonë të konsumit si dhe kapacitet e limituara të gjenerimit sidomos për periudhën e vjeshtës dhe dimrit për të mbuluar kërkesën për konsum, deklarimet e kësaj qeverie vetëm pak javë më parë ishin se Kosova nuk është prekur  dhe na e mbulojmë shumicën e konsumit vendor, pra një neglizhim dhe amatorizëm total për arsye të mos dijes por edhe kalkulimeve politike. Mospranimi i krizës ka qenë kalkulim politik i lidhur me zgjedhjet lokale.

Sot pasojat po i vuan e gjithë Kosova.

Kjo qeveri jo që nuk ndërmori asnjë masë të adresonin problemin në rritje që këta akterë po ballafaqoheshin, por në mes të krizës, një entiteti te rregulluar si KOSTT i cili fitimet eventuale do te duhej te u’a kthente konsumatorëve, i morën devident 20 mil euro. Se sa i gabuar ishte ky vendim tregon fakti se vetëm pak muaj prapa, pra dje ne mbledhjen e qeverise u morr vendimi për kthimin e kësaj devidente. Edhe me keq këto mjete janë përdorë për mbulimin e shpenzimeve të rrymës për furnizim të veriut.

Kosova sot gjindet në një krizë të thellë energjetike. Ashtu sic jemi të gjithë dëshmitare, ditëve të fundit jemi përballë me reduktime të pakontrolluara të energjisë elektrike. Edhe më keq nuk kemi qartësi se deri kur do të zgjasë një situatë e tillëe e edhe me pak cilat janë masat qëe po ndermirren për tëe tejkaluar ketë situatë?

Vendimi i ditëve të fundit për ndarjen e 20 milion eurove për subvencionim të importit të energjisë ëeshte vendim i duhur. Mirëpo, këeto mjete qe tashmë kanë filluar të shpenzohen, në raport me cmimet aktuale të energjisë në tregjet ndërkombëtare, nuk do të mjaftojnë as per 7 ditët e mbetura të këtij viti.

Sot cdo ditë po rrezikohet furnizimi i qytetarëve të Kosovës me energji elektrike.

Sot i presim bashkëatdhetarët tanë nga diaspora pa rrymë e pa ngrohje.

Sot nuk maftojnë arsyetimet e fajësimet. Sot qeveria po deklarohet që pret zgjidhje nëse bjen shi e borë në Shqipëri. Nuk mjafton të presim që të vijë një ekspert gjerman për të rregulluar turbinën e bllokut 2 në Kosovën B.

Sa per rikujtim, derisa ne debatojmë në terr e të ftoft, dje qeveria e Maqedonise se Veriut nënshkroi një kontratë huamarrje me EIB për 28.9 milion investime në ndërtimin e gazsjellsit me Greqinë. Në ndërkohë, ne jemi dëshmitare të një banalizimi të skajshëm të projektit për ndërtimin të gazsjellsit në Kosovë.

Po mungojnë veprime konkrete e të guximshme nga Qeveria.

Mbi të gjitha këto veprime të qeverise po bëhen ne kurriz të qytetarëve dhe bizneseve. Rritja e cmimit të energjise, në një kohë të rritjes së përgjithshme të cmimeve, pa ofruar alternativa për ngrohje do të ketë ndikim katasftrofal në ekonomitë familjare të qytetarëve tanë.

Sot ngrohja nuk është luks, nuk është komoditet vetëm për zyrën e kryeministrit dhe ministrave. Ëeshte nevojë dhe e drejtë elementare për secilin qytetar.

Prandaj, është e domosdoshme që:

–         Të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji, e cila më pas do të rriste kompetencat e qeverisë për të intervenuar në treg.

–         Të mos lejohet rritja e cmimit të energjisë për qytetaret, të cilët të goditur nga pasojat e pandemisë do ta rendoheshin edhe me shumë.

–         Edhe pse në mes të krizës, në buxhetin të aprovuar para pak ditësh nuk kemi asnjë shkronjë apo linjë buxhetore që adreson këtë situatë emergjente. Andaj ne kërkojmë qe ne menyre urgjente te ndahet nje fond i furnizimit emergjent per vitin 2022 i cili ne vazhdimësi dhe varësisht nga prodhimi vendor si dhe nevoja për import do të garantonte furnizim të sigurte me energji për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

–         Te hiqet për periudhën e krizës tantiema ne qymyr KEK-ut dhe proporcionalisht te ulet çmimi ne mënyrë qe efektet pozitive te barten tek qytetari.

–         Të ketë plan dhe transparencë ne orarin e ndaljes se furnizimit ne mënyrë qe qytetarët të jenë në gjendje të bëjnë planifikimet e aktiviteteve ditore

–         Senzibilizimin e krejt mekanizmave ndërkombëtarë dhe në vecanti BE që të kërkojë përgjegjësi nga  Serbia në përgjegjësi e cila me bllokimin e linjave dhe pamundësinë e alokimit te kapaciteteve ndërkufitare po e vështirson importin dhe po e rrit koston edhe ashtu të lartë të këtij importi në këtë periudhë. Një gjë cila sanksionhet rrept edhe me Traktatin e Komunitet te Energjisë, ku palë nënshkruese janë edhe Serbia dhe Kosova.

–         Ndërmarrjen e të gjitha hapave te nevojshme për të adresuar situatën me furnizimin e energjisë në veri.

Mbi të gjitha, Qeveria të fillojë të bëjë punën e vet. Të qeverisë, mos të arsyetohet por të marrë përgjegjesi dhe të krijoje zgjidhje.

Urime Festat.

Faleminderit!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …