Reagimi i Zyres së kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, rreth komunikatës së OJQ-së Koha të botuar sot në disa portale

Reagimi i Zyres së kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, rreth komunikatës së OJQ-së Koha të botuar sot në disa portale

Duke reaguar lidhur me  të pavërtetat që po shpërndanë në portale, OJQ Koha, Zyra e kryetarit të komunës  së Klinës, Sokol Bashota ka sqaruar se “Në kuadër të pavërtetave të shumta që po i bën OJQ Koha me apo pa qëllime të caktuara, sot në disa portale vendore është botuar një komunikate e kësaj organizate me tituj bombastik se gjoja kreu i Klinës po e pengon OJQ Koha në aktivitetin e saj në përzgjedhjen Më qellim të informimit të saktë të opinionit, përmes këtij reagimi njoftojmë se gjithçka në komunikatën e OJQ-së Koha është e pavërtete dhe tendencioze. Si ekzekutiv nuk e kemi kontestuar marrëveshjen e OJQ-së Koha me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, por e kemi ngritur ketë çështje për të kërkuar sqarime pse paraprakisht nuk ka pasur qoftë një njoftim të vetëm për aktivitetin në zgjedhjen e Këshillave Lokale në fshatra nga OJQ Koha, thuhet mes tjerash në reagim.

Në Kuvend vendimet i merr Kuvendi e jo kryetari i Komunës. Të gjitha anëtarët e Kuvendit të Komunës, në përjashtim të këshilltarit të Vetëvendosjes, kanë shprehur shqetësimin e tyre për ketë iniciative të OJQ-së Koha pa i pyetur fare organet komunale dhe Kuvendin si organin që e ka zgjedhur Komisionin për Zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave.

Për me tepër nuk është aspak e vërtete se e kemi penguar ketë OJQ në ketë aktivitet, por Kuvendi ka marrë vendim që çështja e zgjedhjes së Këshillave në fshatra ( vetëm në katër fshatra) për momentin të prolongohet ( shtyhet) deri në një sqarim të MAPL-së.Njëra ndër shqetësimet e legjislativit është se zgjedhja e këshillave të fshatrave duhet të behët në të gjitha fshatrat e jo vetëm në 4 lokalitete.

Kuvendi i Komunës ka formuar Komisionin për Zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave, anëtar i së cilës është edhe njëri nga përfaqësuesit e OJQ-së Koha Elbasan Racaj i cili në seancën e datës 29 qershor, keqpërdori foltoren e Kuvendit duke akuzuar këshilltarët se nuk e njohin rregulloren dhe se nuk dha sqarimet për të cilat u ftua të fliste. Për informim të saktë të opinionit publik, ky është konflikt interesi ngase përfiton financiarisht njëri nga anëtarët e këtij komisioni komunal që vjen nga OJQ Koha, në ketë rast Elbasan Racaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …