Reçica: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke punuar shumë për ta bërë Reformën Pensionale

Reçica: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke punuar shumë për ta bërë Reformën Pensionale

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka pritur sot në takim drejtorin e fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, René Schlee dhe Brikenë Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, përkrahës të mëdhenj të nismave ligjore tëkësaj ministrie që tashmë janë në proces. Ministri Reçica potencoi punën së madhe që është duke u bërë për Reformën Pensionale, për të cilën Schlee dhe Hoxha u shprehën të gatshëm që do ta mbështesin direkt MPMS-në përmes ekspertëve të tyre të kësaj fushe. “U jam tejet mirënjohës Shlee dhe  Hoxha, për gjithë vullnetin dhe gatishmërinë e treguar për të ndihmuar dikasterin tonë. Gjithsesi, u dakorduam për të thelluar bashkëpunimin në funksion të jetësimit të politikave sociale, që për qëllim kanë rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …