valamobile
kek
Airport Adem Jashari
mbpzhr grante
MIT
Fillimi / Institucionet / Reçica në Portugali takon homologun e tij, dakordohen për bashkëpunim

Reçica në Portugali takon homologun e tij, dakordohen për bashkëpunim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron në një vizitë zyrtare në Lisbonë të Portugalisë. Reçica, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Portugali Ylber Kryeziu, takoi ministrin e Punës, Solidaritetit dhe Sigurimit Social, José Vieira da Silva të cilin e njoftoi rreth gjendjes socio-ekonomike në Kosovë dhe problemeve me të cilat Kosova përballet sa i përket papunësisë. Nga homologu i tij, Reçica u njoftua me theks të veçantë rreth sistemit të avancuar të aftësimit dhe ri-aftësimit profesional në Portugali dhe rëndësisë që shteti portugez i jep trajnimit profesional të qytëtarëve të saj. Ministri Reçica tha se Qeveria, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke i kushtuar rëndësi të veçantë aftësimit profesional, si parakusht për zbutje të papunësisë në vend. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të përvetësojë nga Portugalia praktikat më të mira sa i përket punësimit, aftësimit dhe ri-aftësimit profesional, për çka kërkoi që të konkretizohet bashkëpunimi nëpërmjet një marrëveshje bilaterale në fushën e punësimit si dhe aftësimit profesional.

Me këtë rast, Reçica e ftoi ministrin José Vieira da Silva që të vizitojë Kosovën dhe të shohin mundësinë e jetësimit të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt në shërbim me të gjitha lehtësirat dhe përfitimet për investitorët

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe kryetari i Komunës së ...