Deklarata Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë, nuk është një nga dekalaratat e para të zyrtarëve më të lartë të Serbisë, që bën një ofendim të rëndë duke përdorur një Gjuhë me plotë urrejtje, racizëm dhe ksenofobi.
Në Serbi, gjithnjë e më shumë po hasen, jan shkruar pankarta me mbishkrimet publike, ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e hapura publike ndaj neve shqiptarëve, edhe deklarata më të rënda ofenduese është publikuar së fundi edhe nga Ana Brnabiq, ish-kryeministre e Serbisë, e citojm :
’’Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim’’, aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë. Kurse mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje e shqiptarëve”, hasen të shkruara gjithëandej nëpër qytete të Serbisë.
Unë i konsideroj një Gjuhë dhe nxitje e urrejtjes-kërcnim, jo vetëm kundër shtetit të Republikës së Kosovës, por jan duke kërcnuar kundër gjithë shqiptarëve.
Deklarata e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë, më së rëndi përjetohet tek shqiptarët etnik e autokton në Krahinën e Luginës së Preshevës.
Deklarata e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë, deklarata e më hershme nga Ana Brnabiq, aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë, si dhe mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje shqiptarëve”, shqiptarët etnik e autokton në Krahinën e Luginës, që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mendoj përjetohet shumë rëndë.
Se nëse pastrimi etnik ’’po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998-1999, do ta pastronte etnikisht Kosovën’’, e lexojm pasi Serbia nuk arriti të realizoj në vitin 1998-1999, ky është një mesazh se Serbia do të realizoj pikërisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Kjo është droja e madhe që dominon pasi vazhdohet se statusi politik i Krahinës shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, nuk është zgjidhur ende, përkundër vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.
Kjo deklaratë e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë,në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, instalon një pasiguri të plotë, kështu mbjellë frikë,e një psikozë të bazuar.
Deklarata e rritë pasigurin në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, e shton panikun dhe dron, kjo prodhon efekte tepër negative posaqërisht tek shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte diskriminimit klasik, është demotivim për rini dhe kuadrot e shkolluara, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, migrim e asimilim.
Me një fjalë shqiptarët Etnik e Autokton në Krahinën e Luginës së Preshevës, jan ndier të lën pas dore dhe të diskriminuar, pas kësaj deklaratë edhe më të rënduar.
Pas kësaj deklarate nga një Ministre e Serbisë,do të duhej të alarmohen dhe të jetë një paralajmërim shumë serioz, është
më se e domosdoshme të shtohet prezenca dhe monitorimi, nga ndërkombëtarët,në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin, pasivizimi i adresave që njëmendë është pastrim i organizuar shtetëror Etnik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
