Refik Hasani: Miftar Hasani, veprimtar e humanist (26.8.1909-28.11.1978)

Refik Hasani: Miftar Hasani, veprimtar e humanist (26.8.1909-28.11.1978)

Miftar Hasani  është i lindur në vitin 1909, një rrëfim i shkurtër për njeriun nga lagja Litesh i Zarbicës, ishte tepër i urtë dhe me shumë autoritet me vepra të mira dhe gjeste humane, e solidare. Ishte pjesëmarrës i luftës së dytë botërore për mbrojtjen e kufirit shqiptarë që mbrohej në Zarbicë e Bujanoc.

I rritur në një territor verilindor pjesë e pa ndashme e Kosovës, edhe luftrat shtriheshin gjatë tër brezit kufitar, Karadak mbi Preshevë, Malësisë së Bujanocit dhe Kamenicës. Në këto vise operonin forcat vullnetare nën komandën e Mulla Idrizit dhe bashkëluftëtarëve të tij të njohur si: Muharrem Fejza, Sylë Zarbica, Shefki Desivojca, Sylejman Qarri, Fazli Ramadani, Lam Breznica e shumë të tjerë.

Këto forca ishin të koncentruara rreth kufirit të quajtur Guri i ZI, Quka e Qarrit dhe Maja Sitilisë. Kështu më 12 Dhjetor 1944 kalon shtabi i lëvizjes në Zarbicë. Miftari, ishte kryeplak i katundit dhe ka marrë pjesë aktive në forcat vullnetare që mbajtën kuvendin në Zarbicë te shtëpija e Dulahit të Hajrës. Aty ishin 1000 luftëtar të gatshëm dhe të gjithë të armatosur. Në kuvend për Komandant ishte rizgjedhur Idriz Hajrullahu, sekretar Muharrem Fejza e zëvendës Sylë Zarbica.

I inspiruar nga Hasan Masurica, të cilin e kishte edhe mik ku në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë globin, si që tregon Miftari, Hasan Masurica ishte njeri i shkencës ishte imam deri në fillim të luftës së Dytë Botërore në Zarbicë ku posedonte edhe një punëtori të vetën, kryente edhe punën mësuesit të fesë në Mejtepin e Zarbicës.

Me të përfunduar lufta e dytë botërore ishte kundër që fshati Zarbicë dhe Priboc të bashkëngjiten që ishin pjesë e Kamenicës dhe t’i bashkohen Bujanocit, përkundër që ju ofruan oferta joshëse. Jan dëshmi që Miftari,se: Nuk nënshkroi në mes të viteve 1945-1950, që fshati Zarbicë dhe Pribocë nga Komuna e Kamenicës-të kalojn nën administrimin e Bujanocit. Miftari ishte një nga të paktit që e ka kundërshatuar publikisht që fshati Zarbica e fshati Priboc të kalojn nga Administrimi i Kosovës nënë administrimin e Serbisë.

Kundërshtimin e kishte bërë në një fjalim në ditë Xhumaje te xhamia në Zarbicë ku ishte ditë tregu dhe grumbulloheshin shumë njerëz dhe në këtë tubim kishte përfaqësues të puishtetit Popullor të asaj kohe në fundë të vitit 1950-ta.

Edhe sot e asja ditë përmendët Miftari në një fjalim në Zarbicë thekson, se: ,,Mos u mashtroni kurqysh të pranoni të ndahemi prej Kosove e t’na ngjesin me Serbi,e veç po na mashtrojn, se fëmijëtë tan kemi me i’a pa sherrrin’’ .

Ka patur bashkëpunim me Hoxhë Sherif Mehmetin-Zarbica, Ajeti i Muratit, Halili i Islamit, Kameri i Latës me Komandant Zitin, me Adem Ibrahimin, Molla Ajetin, Molla Shaqirin, Doktor Ilaz Selimin. Kontakte dhe bashkëpunim kishte edhe me Sylë Zarbicën dhe bashkëluftëtarë të tij të asaj kohe.Miftari vazhdimisht në kontakte në ditë tregu në Vranjë, Vllasë ju thoshte haptas serbeve që ,,jeni në tokë të huaj dhe do të vij dita që do të ikni nga këtu’’.

Miftari është kontribuesi më i madh që banorët ti shkollojnë fëmijët e tyre dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në iniciativën në ndërtimin e objektit të shkollës paralel të ndara fizike në lagjen Litesh Miftari njihet se ishte inciator e kontribues për ndërtimin e shkollës në Litesh-Zarbicë, që filloi së punuari në vitin shkollor 1957/58. Për shkollën e Liteshit ka pasur shumë presione nga sigurimi shtetit i quajtur UDB-ja e asaj kohe.

Është angazhuar në renovimin e Xhamisë së Zarbicës. Ishte idhtarë për përparim dhe angazhohej kundër prapambeturisë, sepse kështu vazhdimisht ju fliste malësorëve në çdo ndejë e takim.Miftari, është angazhuar dhe ka kontribuar edhe ka marrë pjesë në shumë pajtime të ngatërresave, gjaqeve e ngatërresave të ndryshme në Malësi të Bujanocit.

Miftari bashkë me Doktor Ilaz Selimin,dhe me disa bashkëpunëtorë konsiderohen që kanë iniciuar dhe kanë kontribuar në rregullimin e rrugës Muhoc-Zarbicë që filloi edhe të qarkulloi autobusi në vitin 1975, që ishte një e arritur e madhe për gjithë Malësin.

Miftari është bashkëinciator e bashkëkontribues me veprimtarin Ilaz Selimin, për hapjen e rrugës Muhoc-Zarbicë në fillim të viteve 1970-ta.

Me një tubim të madhë në fushën e Kitkës së Liteshit, Miftari ju kishte thënë, bashkëfshatarëve: Se rruga përmes Vranjës nuk n’a lidhë me shqiptarët, sepse kërkoj që gjithë kontributin të jepni në rregullimin e rrugës Muhoc-Zarbicë.

Miftari në një fjalim në Zarbicë para një tubimi në fundë të viti 1960-ta, para përfaqësuesve nga krerët më të lartë të Bujanocit, ju thot: Mirë se erdhët Ju të hyqmetit së Bujanocit. Kjo anë e jona është fukara dhe jesin gjallë me nga një kali e magar dru që i qojn në Vranjë me shitë, pastaj,si:,,Ngoni o Hyqmet nuk kan me pagu porezin ky Popull, gjithë qeta gjematli të Zarbicës

jan fukara e nuk ngihen bukë-E ju po lypni pare për porez’’ .

Dhe nga kjo këmbngulje dhe përkrahje e autoritetit që kishte Miftari, aty për aty përfaqësuesit

nga Bujanoci kërkojn që në ditët në vjim të shkojn në Bujanoc dhe të kërkojn edhe me shkrim nga

Kryetari i Bujanocit, dhe kështu veprojn dhe Miratuar-zbatuar nga fjalimi i Miftarit dhe zbritën tatimi në pronë.

Miftari, ishte mikpritës dhe kishte shumë miq e shokë edhe fshatarë tjerë si nga Desivojca, Tërstena e deri fshatra të Medvegjës. Gjatë tërë jetës së tij u angazhua për flakjen e dukurive e dokeve të vjetra, si heqjen e feregjes dhe perdes, që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe populli të përparoj, por ishte i pajisur me ide, guxim dhe ishte oratorë që fliste para tubimeve të kësaj ane. Ai pas veti la shumë fjalë të meçme, iniciativa që janë bartur deri në ditët e sotme.

Pasqyrimi i drejtë i veprës, aktivitetet dhe veprimtaria e Miftar Hasani, do ti bënte nderë punës së tij dhe banorëve të kësaj ane.

Miftari ka vdekur më 28 Nëntor 1978, është varros në Litesh të Zarbicës me një pjesëmarrje të madhe që ishin në nderim të jetës dhe veprës së tij dhjetëra e qindra bashkëvendës. Në kohën që vdiq ishte i angazhuar në elektrifikimin e fshatit Zarbicë, e dritën e lampës elektrike nuk e gëzoi-Por vepra e tij do të jetë e ndriçuar brez pas brezi.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi: Avni Rrustemi (1895- 1924)

AVNI RRUSTEMI (1895 – 1924 )

Kushtrimi i krismave të kobures së Avniut, ishte kushtrim për bashkimin e të gjithë atyre …