Rendimentet e grurit në komunën e Vitisë, sivjet janë të kënaqshme

Drejtoresha e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, së bashku me stafin e saj, ka qëndruar sot në fshatin Skifteraj, ku ka përcjellë nga afër fushatën e korrje shirjeve në këtë lokalitet. Ajo me këtë rast, ka bashkëbiseduar me autokombajnerët, nga të cilët u njoftua me procesin e korrje shirjeve, ndërkaq u shpreh e kënaqur me rendimentet e sivjetme të grurit. Gjithashtu, drejtoresha ka potencuar se Drejtoria që udhëheq ajo, në koordinim me Institucionet komunale, si dhe Organizatat e ndryshme, do të vazhdoj të mbështes projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë dhe fushëveprimtarive të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

KPF-ja në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Komiteti për Politikë e Financa i  komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit …