Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se 9 Prilli është dita kur kujtojmë se liria, të drejtat dhe barazia nuk janë vetëm fjalë në letër, por themeli mbi të cilin qëndron Republika jonë.
“Sot, më 9 prill, shënojmë Ditën e Kushtetutës, dokumentin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, themelin e shtetësisë sonë dhe garancinë e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë.
9 Prilli është dita kur kujtojmë se liria, të drejtat dhe barazia nuk janë vetëm fjalë në letër, por themeli mbi të cilin qëndron Republika jonë. Në këtë ditë, uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës!
Megjithatë, kohëve të fundit kemi parë raste kur Kushtetuta nuk është respektuar. Kjo nuk duhet dhe nuk guxon të bëhet normë. Është përgjegjësi e përbashkët të mos lejojmë veprime dhe sjellje në kundërshtim me kushtetutën dhe të kërkojmë me ngulm zbatimin e plotë të saj në çdo rrethanë.
Respektimi i Kushtetutës është detyrë, përgjegjësi dhe nder për secilin prej nesh.
Urime 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka shkruar kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.