Brickos

Reuten: Duhet të ndërmerren veprime kundër destabilizuesve si Aleksander Vuçiqit dhe Millorad Dodikut

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe anëtari i Komitetit për Punë të Jashtme, Thijs Reuten ka shfaqur pakënaqësi me sjelljen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit. Ai ka kërkuar që të ndërmerren veprime vendimtare kundër destabilizuesve si të Ballkanit, presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit dhe liderit të serbëve të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodikut. “Shumica e Parlamentit serb është shumë kritik me Bashkimin Europian. Pavarësisht kritikave të shumta që ka pasur muajt e fundit, kemi një situatë ku kemi vendosur sanksione ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit, shkakut kryesor për destabilizimin dhe provokimet, që nuk i kishim parë prej shumë kohësh. Nuk mendoj se na duhet një tjetër samit për të konfirmuar mbështetjen tonë të plotë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Na duhen veprime. Duhet t’u dërgojmë mesazhe të qartë Dodikut dhe Vuçiqit” ka deklaruar për “Al Jazeera” (AJ), eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …