Recep Tayyip Erdogan

Rexhep Tajip Erdoğan: Turqia do të vazhdojë të rritet në nivel botëror duke ndërmarrë hapa drejt arritjes së qëllimeve të saj

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan tha se vendi do të vazhdojë të rritet në nivel botëror duke ndërmarrë hapa drejt arritjes së qëllimeve të saj, raporton Anadolu. Republika jonë  është shumë më e fortë dhe shumë më e avancuar se sa ishte një çerek shekulli, gjysmë shekulli, një shekull më parë, me të gjitha kapacitetet e saj politike, ekonomike dhe ushtarake”, tha Erdoğan në një manifestim me rastin e 101-vjetorit të Ditës së Fitores, që shënon fitoren vendimtare ndaj ushtrisë pushtuese greke në Betejën e Dumlupinarit në vitin 1922. Kur themi se do ta bëjmë Turqinë  një nga dhjetë vendet më të mëdha, më të forta dhe më të begata në botë, ne mbështetemi në këtë infrastrukturë, këtë nivel, këtë pajisje. Ngritja e Turqisë e cila është adresa e zgjidhjes për të gjitha krizat në rajonin e saj, do të vazhdojë. ani po përparojmë në rrugën tonë për të ndërtuar ‘Shekullin e Turqisë’, duke u mbështetur në vizionin e administratës së saj, fuqinë e shtetit dhe mençurinë e kombit, saktësi Erdogan, duke përkujtuar betejën e fundit në Luftën e Pavarësisë, pas së cilës u shpall Republika moderne e Turqisë, 100 vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …