Richard Grenell

Richard Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një kyetar amerikan që u kushton vëmendje atyre

Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë që qytetarët e Ballkanit meritojnë një kyetar amerikan që u kushton vëmendje atyre. Në video mesazhin, i cili përfshin fotografi nga takimet që Grenell pati me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, Grenell kujton se kryetari Trump solli “krerët e shteteve të Serbisë dhe Kosovës në Zyrën Ovale në shtator të 2020-ës i cili sipas tij, nënshkroi një marrëveshje historike ekonomike, por që administrata e Biden humbi mundësinë që iu dha atyre nga Trump”. Grenell shkroi në Twitter se dështimi i madh i ekipit të presidentit aktual Biden është se ai neglizhoi rezultatet e arritura nga administrata Trump në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Menduh Thaci

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka reaguar kundër akuzave për lista të zeza të personave në korrupsion masiv

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka reaguar ndaj akuzave për lista të zeza …