Richard Grenell reagon pas protestës në Prishtinë

Emisari presidencial amerikan Richard Grenell ka reaguar pas protestës së djeshme në Prishtinë, ku u panë pankarta në mbështetje të presidentit Donald Trump dhe kundër ish-kryeprokurorit Jack Smith. Grenell shpërndau në platformën X një postim ku shihej pankarta me mbishkrimin “President Trump, Kosova shpreson dhe beson në ty” dhe një tjetër ku thuhej se “Jack Smith e ka rrëmbyer drejtësinë”. Ish-ambasadori amerikan ka qenë i zëshëm në kritikat ndaj procesit gjyqësor në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së, të cilin e ka quajtur “gjyq të rremë”. Ai ka përmendur gjithashtu përndjekjen që, sipas tij, Smith kishte bërë ndaj Trump-it para se ky të fitonte mandatin e dytë presidencial.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …