vipa
akp deri me 4 nentor
Fillimi / Personalitete / Rifat Latif Berisha (1910- 1949)
Rifat Berisha

Rifat Latif Berisha (1910- 1949)

Jeta dhe angazhimi luftarak e politik i Rifat Berisha i përket luftës së lavdishme të popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim të trojeve në një shtet të vetëm shqiptar. Jeta dhe veprimtaria e tij dëshmojnë përkushtimin atdhetar dhe kontributin e paepur që i ka dhënë çështjes në bashkimi të Kosovës me Shqipërinë. Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, Rifat Berisha përkrahu Lëvizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe ishte në mesin e komunistëve, që përfaqësonin segmentin idealist kombëtar si Emin Duraku, Xheladin Hana, Tefik Çanga, Mustafë Bakija e të tjerë. Pas Konferencës së prizrenit të gushtit të vitit 1945 kur edhe shfuqizohet rezoluta e Konferencës së Nujanit e vitit 1944, Rifat Berisha shfaqi mospajtimet e tij me kreun komunist jugosllav, i cili shkeli parimet e luftës për liri, barazi, Vetëvendosje të popujve. Gjatë punimeve të Konferencës nuk reagoi hapur, meqë ishte i vetëdijshëm se do ta arrestonin. Pas asaj kohe vërehet aktiviteti i tij ilegal në drejtim të fuqizimit të elementit komunist shqiptar, i cili do të ngrihej me armë në dorë për liri dhe bashkim kombëtar. Duke qenë ushtarak karriere me akademi të kryer, politikan dhe atdhetar me bindje komuniste, Rifat Berisha nuk u pajtua me rimbetjen e Kosovës nën serbi e Jugosllavi dhe qëndrimin e tij atdhetar e manifestoi me rastin e rënies së bashku me katër familjarë të tij  në maj të vitit 1949, në fshatin Gajrak të Llapushës. Rifat Berisha i takon plejadës idealiste komuniste, internacionaliste  të Ali Kelmendit, Halim Xhelos, Mehmet Shehut, Xhemal Kadës, Asim Vokshit, Haki Tahës, Ibrahim Banush Hoxhës, Emin Durakut  Enver Hoxhës e shumë të tjerëve. (RKL)

 Rifat Latif Berisha u lind në në familje patriotike, më 1 maj të vitit 1910 në fshatin Berishë të Drenicës Formimi dhe forcimi i ndjenjave patriotike në këtë familje i ka fillimet e veta që në Lidhjen e Prizrenit, për të vazhduar më tej me Halit Berishën, gjyshin e Rifatit, i cili nuk pranon të dërgojë ushtarë dy djemt e tij, Latifin dhe Hazizin, si dhe djalin e vëllait të tij Tahirin, të cilin mbasi ishte vrarë i ati, Haliti e trajton si dy djemt e tij dhe diçka në tepër, duke e mbajtur që të vogël si dajlë ode. Kjo do t‘i shërbente atij si shkollë për formimin e plotë patriotike.

Bindjet patriotike të kësaj familje dhe pozicioni strategjik i fshatit Berishë në vargmalin që ndanë rrafshin e Kosovës me ate të Dukagjinit krijuan ato premisa që oda e Berishajve të kthehej në një vatër ku patriotë dhe luftërarë të çeshtjes kombëtare si Hasan Prishtina. Aazem Galica e shumë të tjerë të mblidbeshin për të marrë vendime në situata të vështira që kalonte kombi ynë.

Në këtë mjedis u formuan babai i Rifatit, Latifi, si dhe xhaxhallarët e tij, Haziri dhe Tahiri.

Këta të rinj të shtëpisë së Berishajve angazhohen në kryengritjet e mëdha të veçante e zë Tahiri, i cili përveç angazhimit të tij të drejtpërdrejtë si luftëtar i lirisë, merret edhe me përhapjen e librave të parë në gjuhën shqipe në Drenicë dhe në Rafshin e Dukagjinit.

Në këtë mjedis patriotike, i cili përfaqsonte njërin nga nivelet e applikuar të botës kosovare të kohës, u rrit dhe u edukua Rifati.

Në këtë universitet popullor ai mësoi ta donte fort Kosovën dhe kombin, dashuri e cila e ndoqi atë gjatë gjithë jetës së tij të vështirë.

Që në moshë të njomë, tel Rifati u panë cilësitë e një djali inteligjent, të përmbajtur, fjalëpak, të guximshëm, që i digjej zemra për Kosovën e robëruar, cilësi këto, që sëbashku me disa djem të tjerë të Kosovës, i dhanë të drejtën jasht çdo paragjykimi të kohës, të ndiqet studimet në gjuhën amtare në Shqipëri. Sapo erdhi në Shqipëri në vitin 1926. Rifatin e dërguan në shkollën ushtarake të cliën e mbaroi në vitin 1931 me gradën aspirant në forcat e kufirit dhe filloi punën në Gjirokastër, ku në vtin 1933 u marua me Mirie Berishën, vajzën e Xhelal Canos, një patriot nga Gjirokastra. Deri në vitin 1939 Rifati shërben si ushtarak në vende të ndryshme të Shqipërisë, si bie fjala në Berat, Vidohovë, et. Njerëzit që e kanë njohur dhe punuar me te ne këto vite flasin me respekt për figurën e tij: i ndershëm, i dashur e komunikues. Pa vese dhe me ndjenja të forta patriotike.

Pushtimi fashist i Shqipërise më 7 prill 1939 Rifatin e gjen në Shkodër. Duke mos e pranuar këtë pushtim, ai bashk me një grup officerësh emigroj në Mal të Zi me idenë që bashk me popujt e tjerë të Ballkanit të fillonin rezistencën kundër armikut të përbashkët. Por mbas 17 ditësh, autoritetet jugosllave i kthejnë përsëri në Shqipëri, ku mbasi ishte shpallur amnesti, Rifatin e marrin përsëri në shërbim si oficer kufiri, por tash jo më ne Shkodër, por në Sarandë. Në gusht-shtator të vitit 1939, Rifatin e nxjerrin në lirim, pasiqë nuk pranon të pranon të bashkpunojë me ockupatorin. Si kthehet i papunë në Gjirokastër, ku lidhet me shokë të bindjeve dhe idealeve të tij patriotike dhe fillon agjitacionin kundër ockupatorit. Për të evituar survejimin e agentëve të fashizmit, në vitin 1940, kur sapo fillon lufta italo-Greke, Rifati me familjen e tij vendosen në Tiranë.

Në vitin 1942, me bashkimin e e Kosovës me Shqipërine, duke patur parasysh reputacionim e familjes së tij në Kosovë si dhe pikpamjet e tij nacionaliste, pushteti i ockupatorit italjan i propozon Rifatit pozita te ndryshme në Kosovë. Ai nuk pranon. Në të njejtën kohë, disa shokë të tij, pjesmarrës në Lëvizjen Nacional-çlirimtare në Shqipëri, duke i ditur pikpamjet e tij liridashëse dhe patriotike, i propozojnë të aktivizohet në LANC. Ata e siguruan se të dy partitë komuniste, si ajo shqiptare ashtu dhe ajo jugosllave, ishin për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës mbas çlirimit, edhe ate në bazë të së drejtës së popullit shqiptar për vetvendosje. I bindur nga këto parime, rifati pranon bashkpunimin, por kërkon nga shokët që aktivitetin e tij ta zhvillojë në Kosovë, meqenëse ishte biri i saj dhe mundësitë e aktivitetit ishin më të mëdha. Me kërkësen e shokëve shqiptarë, ai pranon postin e odruar nga ockupatori italjan, merr lidhjen për aktvistët e Lëvizjes Nacional-çlirimtare në Kosovë dhe në mars të vitit 1942 fillon punën si nënprefekt në Gilan,

Në Gilan ai e fillon aktvitetin patriotik. Organizon mbledhje e takime me patriotë dhe njërz të Levizjës Nacionalçlirimtare me devizën:çlirimi i kombit nga ockupatori, detyra kryesore e kohës. Kjo veprimtari e gjërë në interes të kombit bie në sy të ockupatorit italjan, gjë për të cilën ai transferohet si nënprefekt në Rahovec, ku mbasi aktiviteti i tij zgjerohet edhe në masat e gjëra të popullit, në muajin qershor të vitit 1943, Rifati arrestohet dhe dërgohet në burgun e Tepës në Shkodër.

Në rrëmujën e kapitullimit të Italisë fashiste, me ndihmën e shokëve e miqëve, Rifati arratiset nga burgu dhe shkon në Kosovë në fshatin e tij Berishë ku kalon në ilegalitet. Tashmë Rifati nuk është një oficer i thjeshtë, por një figurë e njohur politike. Duke patur parasysh ato që u thanë më sipër si dhe prejardhjen e tij familjare, pushteti i ri nazist i propozon detyra të rëndësishme shtetërore, si p.sh ate të prefektit të Prishtinës i bindur se vetëm lufta gjithëpopullore e popullit shqiptar dhe e popujve tjerë të Balkanit të pushtuar do ti hapte rrugë çlirimit të kosovës dhe bashkimit të saj të vërtetë me Shqipërinë, ai nuk e pranon postin e ofruar, as bashkpunimin me pushtuesin fashist, por në djetor të vitit 1943 shkon në konferencën e Bujanit si përfaqsues i Drenicës, ku dhe zgjidhet Nënkryetar i këshillit Nacional- çlirimtar për Kosovën e Rafshin e Dukagjinit. Rezoluta e Bujanit, ku përcaktohet qartë e drejta e popullit shqiptar të kosovës e Rafshit të Dukagjinit për vetvendosje deri në shkëputje dhe bashkimin me Shqipërine ishte ajo garanci dhe platformë politike bindëse që do ta udhëhiqte Rifatin në të gjithe veprimtarinë e tij politike në vitet e vështira që do të vinin në fund të jëtës së tij.

(Remzi Basha)

Rifat Latif Berisha, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte  i angazhuar si kryetar i “Frontit Popullor për Kosovë-Metohi” deri në vitin 1949 kur edhe bie në pritë të OZN-së. Ka qenë  njëri nga organizatorët e Konferencës se Bujanit, në të cilën u zgjodh edhe nenkryetar. Në mbarim të luftës ishte nënkryetar i Kosovës. Nuk u pajtua kurrë me tradhetinë që iu bëKonferencës së Bujanit dhe vendimeve të saj, për çka edhe u vu në shënjestër të OZNA-s. Aktiviteti sidomos lidhjet qe ai mbante me ilegalitetin e vendosin në qendër të përndjekjes së sigurimit jugosllav. Me rastin e përpjekjeve pët ta arrestuar, në vitin 1948, vëllezërit dhe familjarë e afërm sulmojnë milicinë e OZN-së dhe pas shkëmbimit të zjarrit arrojnë ta lirojnë Rifat Berishën dhe pre asaj kohe ai ndodhet në ilegalitet.

Për veprimtari të tij në drejtim të bashkimit të Kosovës me Shqipërisë, më 17 maj të vitit 1949  Rifat Berisha ndodhej në një kullë në fshatin Gajrak të Llapushës së bashku me një njësit prej gjashtë vetësh, i denoncuar paraprakisht nga  Smajl Gajraku. Kulla ku qëndronin rrethohet nga  një ekspeditë policore e sigurimit të brendëshem shteteror të Jugosllavisë. Asokohe Shërbimin Sekret jugosllave  e drejtonin Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç. Njësiti në rrethim përbëhej krejtësisht nga familjarë të bçllezërisë Berisha: Vëllezërit Rifat, Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit e po ashtu Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të parë. Pas gati një dite luftimesh njësiti tenton të qaje rrethimin ku edhe bien heroikisht Rifat, Islam, Mustafe e Brahim Berisha. Arrijnë të largohen vetëm Halit e Jahir Berisha. Kuptohet në vazhdimesi një terror e represion mbuloi të gjithë fisin Berisha e po ashtu miqtë e kësaj familje. (Vikipedia).

Kontrolloni gjithashtu

Migjeni

Millosh Gjergj Nikolla (1911 -1937), poeti e prozatori ndër më të njohurit e letërsisë shqipe

Millosh Gjergj Nikolla, është poeti ndër më të veçantit dhe më të njohurit të  letërsisë ...